“AIR ALBANIA”, urë lidhëse mes Tiranës dhe Stambollit

156

TIRANË, 14 shtator /ATSH/ – Murat Ahmet Joruf, Ambasadori turk në Tiranë i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të linjës “Air Albania”, u shpreh se “jam tepër i nderuar që ndodhem këtu për një projekt të përbashkët, një bashkëpunim i përkryer, përmes Shqipërisë dhe Turqisë, i cili lartëson me hapësirën ajrore ndërkombëtare”.

“Ky projekt po merr jetë falë lidershipit vizionar dhe qëndrimeve të vendosura të Presidentit tonë Taip Rexhep Erdogan dhe të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama”.

Murat Ahmet Joruf, u shpreh se “jam krenar që ndodhem përpara këtij avioni, i cili erdhi nga Stambolli dhe zbriti në Tiranë me një fluturim testim, si projektet e përbashkëta i ’’Turkish Airlines’’ dhe “AIR ALBANIA” dhe që nesër do të kryejë fluturimin e parë drejt Stambollit me 80 studentë shqiptarë”.

“Sot është një ditë historike dhe kuptimplotë për udhëtimin e parë në hapësirë ajrore shqiptare të “AIR ALBANIA”, të sapokrijuar. Në fakt, sot Shqipëria me linjën e vet ajrore, ka krijuar një urë në hapësirën ajrore, me Turqinë që është një vend mik, vëlla i përjetshëm i saj.

Falë kësaj ure, turqit dhe shqiptarët do të vizitojnë vendet përkatëse, më shpejt dhe me biletat e avionit, të cilat do të kushtojnë më lirë. Do të vendosen urat e zemrës mes Tiranës dhe Stambollit, çdo avion do të transportojë më shumë turistë nga vendi ynë drejt Shqipërisë. Gjithashtu edhe shtetasit tanë me origjinë shqiptare në Turqi do të vlerësojnë më mirë këto fluturime.

Lidhjet ekonomike, njerëzore dhe kulturore midis popullit turk dhe popullit shqiptar si dhe veprimtarit turistike, falë këtyre fluturimeve do të rriten nga dita në ditë.

“AIR ALBANIA”, do të lidhë drejt për drejt qytetet e Shqipërisë, Tiranën e bukur me qendrat e tjera të rëndësishme në botë.

Në të njëjtën kohë, “AIR ALBANIA” do të shtojë dijet dhe përvojën e saj në sektorin e Aviacionit Civil në Shqipëri.

Ashtu siç është shprehur edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, një ndër dëshirat më të mëdha të milionave vëllezërve tanë shqiptarë që banojnë në të katër anët e botës, është që të vizitojnë atdheun e tyre me kompaninë e tyre kombëtare, në këtë kuadër ne ndajmë lumturi të veçantë që vëllezërit tanë shqiptarë, tashmë me “AIR ALBANIA’’, do të kenë mundësi të takohen më të dashurit dhe me të afërmit e tyre, do të shikojnë trojet ku kanë lindur”.

Linja “AIR ALBANIA’’ do të sjellë edhe një zhvillim ekonomik për Shqipërinë, pasi ky projekt do të mundësojë edhe punësimin e shumë shqiptarëve./m.z/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.