Rama: “AIR ALBANIA”, krenaria e madhe kombëtare

258

ERTV Live😊: AIR🦅ALBANIA❤️

Posted by Edi Rama on E premte, 14 Shtator 2018

TIRANË, 14 shtator/ATSH-Maela Marini/ “Synimi ynë dhe ambicia ime është që “AIR ALBANIA” të mund t’i çojë shqiptarët sa më larg dhe ndërkohë t’i ndërlidhë ata sa më shumë”.

Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e inaugurimit të kompanisë shqiptare “AIR ALBANIA”.

Kryeministri Rama e konsideroi një emocion tejet të veçantë, ndërsa theksoi se sot përmbushim një zotim dhënë bashkëqytetarëve tanë.

“Sot përmbushim një ëndërr të kahershme, që dukej e pamundur për vite e vite të tëra, kompaninë ajrore të flamurit kuqezi Air Albania”, – tha Rama.

Sipas tij, “kjo është një ëndërr që sot merr krahë për të filluar një fluturim, që do të jetë i gjatë dhe jo i lehtë”. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.