5 banka financojnë të interesuarit e programit “100+ fshatrat”

135

TIRANË, 14 shtator /ATSH/- Paralelisht mbështetjes financiare që ka adresuar qeveria shqiptare për zhvillimin e agroturizmit, janë edhe 5 banka tregtare në vend që financojnë të gjithë të interesuarit që duan të investojnë në agroturizëm përmes projektit “100+ fshatrat”.

Qeveria shqiptare i ka kërkuar mbështetje sektorit bankar për aplikimin e programit të “Rilindjes Rurale “100 fshatrat” dhe sot janë pesë banka që i përgjigjen interesit të fermerëve dhe sipërmarrësve për zhvillimin e projekteve në agroturizëm.

Ndërkohë që Agjencia e Zhvillimit Bujqësor Rural, ka vënë në dispozicion të këtij programi për investime në agroturizëm një fond prej 11 milionë euro. e.xh/ *a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.