4374 mësues të punësuar vetëm nga pikët në testim

TIRANË, 14 shtator /ATSH/ Kryeministri Edi Rama theksoi në takimin me mësuesit e portalit “Për Shqipërinë që duam” se është e rëndësishme të vihet në dukje se vetëm në sezonin 2017-2018, u punësuan 4 mijë e 374 mësues, që nuk e dinë ku bie dera e zyrës arsimore, por thjesht morën pikët në testim.

“Ata në mënyrë automatike u bënë mësues, pa dhënë llogari në portal apo në pari se për kë votojnë e për kë investohen jashtë ditës së tyre të punës, por duke dhënë llogarinë e vetme, që është llogaria e meritës”, theksoi Kryeministri.

Ai u kërkoi mësuesve të pranishëm që jo vetëm të bëjnë detyrën e mësuesit, por edhe falë faktit që e kanë fituar vendin e punës me meritë, të mos lejojnë që dikush tjetër të jetë në krye apo të punojë pa e plotësuar këtë kusht. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.