Veliaj përshëndet vendimin e PE për liberalizimin e vizave me Kosovën

49

TIRANË, 13 shtator /ATSH/ Vendimi i sotëm i Parlamentit Europian për të liberalizuar vizat me Kosovën është përshëndetur nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Përmes një deklarate, Veliaj e cilëson një superlajm votimin për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës, ndërsa vlerëson angazhimin dhe punën fantastike të kryer nga eurodeputetja e raportuesja për liberalizimin e vizave me Kosovën në Parlamentin Europian, Tanja Fajon.

”Një super-lajm për Kosovën ky! Punë fantastike, sërish, nga Tanja Fajon – provë se përtej populizmit e histerive, ka dhe një politikë të mirë, solidare e konkrete në dobi të njerëzve të mirë të vendit e rajonit tonë! FORCA!”, shkruan Veliaj. /m.z//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.