UKT, kontrolle për kushtet teknike të ujëmatësve

104

TIRANE, 13 shtator /ATSH/ – Ujëmatësi është aparati dhe treguesi më i rëndësishëm i sasisë së ujit të konsumuar nga çdo abonent.

Ujësjellës Kanalizime Tiranë i drejtohet konsumatorëve se, nëse kanë një kontratë uji me UKT, por ende nuk kanë një ujëmatës, të aplikojnë për një të tillë pranë pikës së UKT më të afërt duke paraqitur dokumentacionin e mëposhtëm:

• Librezë Uji ose kopje të faturës së ujit 
• ID
• Pagesa pranë arkës e tarifës, ose me faturën e muajit pasardhës

UKT kryen verifikime dhe kontrolle periodike sipas përcaktimeve në Kodin e Furnizimit me Ujë dhe Kanalizime të ujëmatësit të vendosur në objektin tuaj, nëse ai verifikohet si jashtë kushteve teknike, atëherë është detyrim ligjor pajisja me një të tillë të ri. Ujëmatësi është pronë e konsumatorit.
Është në të mirën e çdo konsumatori që matësi të jetë brenda kushteve teknike, në këtë mënyrë ai mat sasinë e saktë të ujit të konsumuar, asnjë pikë më tepër. /m.z/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.