Turizmi në Zonat e Mbrojtura, 20% më i lartë se vitin e kaluar

81

Turizmi në Zonat e Mbrojtura, 30% më i lartë se vitin e kaluar

Turizmi në Zonat e Mbrojtura, 30% më i lartë se vitin e kaluarhttp://ata.gov.al/2018/09/13/turizmi-ne-zonat-e-mbrojtura-30-me-i-larte-se-vitin-e-kaluar/Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura Zamir Dedej tha për ATSH se veç të tjerash si hapësirat e reja, shtigjet e hapura për lëvizjen e vizitorëve, shërbimi në çdo kohë nga specialistët e AdZM-ve të qarqeve, pati dhe një diversitet turistik duke i vizituar nga shumë vende të botës.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E enjte, 13 Shtator 2018

TIRANË, 13 shtator/ ATSH / – Numri i vizitorëve në Zonat e Mbrojtura në vend, ka shënuar një interes të lartë gjatë këtij sezoni veror.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Zamir Dedej tha për ATSH se veç të tjerash si hapësirat e reja, shtigjet e hapura për lëvizjen e vizitorëve, shërbimi në çdo kohë nga specialistët e AdZM-ve të qarqeve, pati dhe një diversitet turistik duke u vizituar nga turistë nga shumë vende të botës.

“Zonat e Mbrojtura kanë qenë një atraksion i veçantë për lëvizjen turistike edhe për faktin se në to, tashmë me zbatimin e moratoriumit që ndalon gjuetinë e kafshëve dhe shpendëve të egër është shtuar dhe turizmi i vëzhgimit të tyre. Jemi akoma në gjysmën e vitit në vazhdim dhe së shpejti do të nxjerrim dhe statistikat e lëvizjes turistike në këto zona”, thotë Dedej.

Por Zonat e Mbrojtura shfrytëzohen si atraksion turistik edhe në dimër, kështu që numri i vizitorëve në to do të vijë në rritje. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.