Të drejtat e pakicave, ndër pesë prioritetet kyçe në udhërrëfyesin për integrimin në BE

TIRANË, 13 shtator /ATSH/ – Streha e një pjesë të madhe të pakicës etnike maqedonase të Shqipërisë, bashkia e Pustecit në bashkëpunim me projektin “Bashkitë për Europën” të financuar nga BE-ja, organizoi një debat publik mbi të drejtat e njeriut dhe të drejtat e pakicave.

“Të drejtat e pakicave janë ndër pesë prioritetet kyçe në udhërrëfyesin për pranimin e Shqipërisë në BE, si dhe një provë vendimtare për nivelin e demokracisë në vend”, – tha Orlando Fusco, menaxher Programi për Qeverisjen e Mirë në Delegacionin e BE-së.

Pjesëmarrësit nënvizuan potencialin e Pustecit dhe të zonës së liqenit të Prespës, në veçanti për zhvillimin e turizmit, mjedisit dhe bujqësisë.

Shfaqja e filmit “In the fade” (Gjermani/Francë), një histori bashkëkohore europiane që trajton çështjen e të drejtave të njeriut dhe migrimit në Europë, u shfaq pas debatit publik.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.