Taksa për biznesin e vogël, më e ulta në rajon

93

TIRANË, 13 shtator /ATSH – A.Fortuzi/ – Kryeministri Edi Rama gjatë emisionit “Open” të Eni Vasilit u shpreh se Shqipëria sot ka taksën më të ulët në rajon për biznesin e vogël.

“Lajmin që ne sot e bëmë 5% taksën për të gjitha bizneset e vogla nga 20 mln deri në 40 mln xhiro vjetore, nuk e shoh në asnjë televizion. Më e ulta në rajon, kjo s’përbën lajm, lajm është vetingu i Monikës e Lulit. Ishte në Parlament sot… taksa nga 15% u bë 5% për një pjesë të popullit që s’do t’ja dijë fare as për Ramën, as për Enin, as për Lulin, por që punon gjithë ditën e që kthehet në shtëpi në 12 të natës. E mijëra e mijëra njerëz shqiptarë të tjerë si këto”, – tha Rama.

88 mijë dekoderë të shpërndarë

Sa i takon televizioneve, Rama tha se janë shpërndarë 80 mijë dekoderë. “Sinjalin televiziv nuk e fiku qeveria apo Rama, fatmirësisht vepruam në kohë dhe e rindezëm, por është një marrëveshje e 2007 dhe është kaluar në 2012 në Kuvend. Nuk bëhet fjalë për të marrë një dekoder e për të paguar një tevlevizor, por bëhet fjalë për të pasur një dekoder e për të pasur pa lekë stacionet që janë pa lekë… Ne kemi paguar 88 mijë dekoderë dhe ua kemi shpërndarë familjeve në nevojë. Stacionet janë free, më shumë se çfarë ke sot. Jam ulur me drejtorin e TVSH për t’i dhënë zgjidhje”, – tha Kryeministri Rama.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.