ROMË – Italia e pakënaqur nga projektbuxheti i BE-së 2021-2027

ROMË, 13 shtator /ATSH-AFP/ – Italia shprehu sot pakënaqësinë e saj në lidhje me projektbuxhetin e Bashkimit Europian për periudhën 2021-2027, duke e vlerësuar si të ”papërshtatshëm” përballë pritshmërive të qytetarëve.

”Propozimi aktual i Komisionit duket i papërshtatshëm pasi nuk i përgjigjet mjaftueshëm shqetësimeve dhe pritshmërive të qytetarëve”, pohoi ministri italian i Punëve të Jashtme, Enzo Moavero, pas një takimi në Romë me komisionerin europian për Buxhetin, Günther Oettinger

Është mëse e pritshme që Italia të kërkojë më tepër fonde për të zgjidhur çështjen migratore, veçanërisht të ndjeshme në gadishull që nga ardhja në pushtet e qeverisë së re pjesë e së cilës është Liga (ekstremi i djathtë).

”Italia e konsideron të domosdoshme t’i kushtojë më shumë vëmendje migrantëve, para së gjithash përmes një financimi edhe më të madh për zhvillimin social-ekonomik të vendeve të origjinës dhe atyre tranzit të migrantëve./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.