Rikonstruktohet sheshi qendror i Shirokës, bashkë me fasadat e çatitë e shtëpive

TIRANË, 13 shtator /ATSH/- Në sheshin qendror të Shirokës, po punohet për rikuadrimin e sheshit dhe paralelisht ka filluar restaurimi i çative dhe fasadave të godinave të brezit të parë.

Rikonstruksioni i sheshit të Shirokës është një investim i qeverisë shqiptare nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Sipërfaqja që do të trajtohet është rreth 20 mijë m². Ndërhyrja parashikon restaurimin e 2,000 m² fasada, ndërtimin e 1,500 m² çati të reja, ndërtimin e 1,700 m² parking publik, shtrimin e sheshit me pllaka guri mozaik, ndriçimin publik, ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimet, punime gjelbërimi dhe mobilimi urban.

Shiroka është emri i një fshati, sot lagje e qytetit të Shkodrës, në bregun jugperëndimor të liqenit të Shkodrës. e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.