Policia vijon aksionet kundër grupeve kriminale

73

Policia vijon aksionet kundër grupeve kriminale

Kapet dhe ndalohet një tjetër pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal në fushën e narkotikëve, në të cilin bënte pjesë dhe Met Kanani.Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të operacionit ndërkombëtar antidrogë të koduar “Preçizioni”, në kuadër të procedimit penal Nr. 54 viti 2017, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit: Besmir Lupi, 32 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E enjte, 13 Shtator 2018

TIRANË, 13 shtator /ATSH – A.Fortuzi/ – Kapet dhe ndalohet një tjetër pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal në fushën e narkotikëve, në të cilin bënte pjesë dhe Met Kanani.

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të operacionit ndërkombëtar antidrogë të koduar “Preçizioni”, në kuadër të procedimit penal Nr. 54 viti 2017, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit: Besmir Lupi, 32 vjeç, lindur dhe banues në Vlorë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë Nr. 96 datë 11.05.2018, e cila i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 283/a/2, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Në kuadër të këtij operacioni është arrestuar më parë nga Policia turke edhe kreu i grupit të strukturuar kriminal Met Kanani.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.