Policia Rrugore e Tiranës godet raste të mitdhënies

TIRANË, 13 shtator /ATSH/ Policia Rrugore e Tiranës godet një tjetër rast të mitdhënies.

Arrestohet në flagrancë drejtuesi i automjetit, shtetasi Sh.K., 57 vjeç, banues në Tiranë i cili i ofroi ryshfet punonjësit të Policisë Rrugore me qëllim shmangien e masës administrative.

Ky shtetas në kryqëzimin e bulevardit “Zogu i Parë” me rrugën “Dedë Gjo Luli”, ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, duke hyrë me mjetin e tij me të kuqe në semafor dhe gjatë momentit të ndalimit i ka ofruar punonjësit të Policisë Rrugore së bashku me dokumentacionin, një kartëmonedhë të prerjes 2000 lekë, me qëllim shmangien e masës administrative.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal. /m.z/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.