Meta: “Tifozët Kuq e Zi” janë frymëzimi i Kombëtares

95

TIRANË,13 shtator /ATSH – I. Vata/ – “Tifozët Kuq e Zi” janë frymëzimi i Kombëtares tonë dhe padyshim “lojtari i 12” i saj”, – është shprehur sot Presidenti Ilir Meta.

Më tej, Presidenti shton se “me dashurinë e jashtëzakonshme për kombin, energjinë e pashtershme dhe qytetarinë e tyre, “Tifozët Kuq e Zi” e kanë lartësuar më së miri flamurin shqiptar në arenat sportive. Motivim i jashtëzakonshëm për yjet e Kombëtares sonë dhe adrenalinë e paparë për zemrën e çdo shqiptari që rreh për ngjyrat kuq e zi”.

“Me rastin e 15-vjetorit të themelimit të këtij tifo-grupi, pata sot kënaqësinë të zhvilloja një takim të përzemërt me një përfaqësi të tyre, të cilët i falenderova për kontributin dhe i inkurajova të jenë përherë pranë Kombëtares në sfidat e radhës”, – u shpreh Meta. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.