Kryemadhi: Aksioni i opozitës, në plan të parë vetingun në politikë

159

TIRANË,13 shtator /ATSH – I. Vata/ – Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi tha sot se aksioni i opozitës nuk ka më ndalesë, do të vazhdojë të ecë përpara, por presim përgjigjen e mazhorancës për vetingun në politikë.

Duke folur pas takimit të grupit parlamentarë PD-LSI në Durrës, Kryemadhi tha se “katër grupet e punës janë ngritur dhe sot bënë një analizë të qartë të situatës problematikave, që çdo ditë e më shumë bëhen më flagrante shkeljet dhe uzurpimi që krimi i ka bërë politikës”.

Më tej, Kryemadhi tha se ajo çfarë ngriti sot opozita është çlirimi i shtetit nga uzurpimi i krimit, duke filluar si hap të parë dhe kryesor vetingun e politikanëve, proces për të ndarë krimin nga politika.

“Etapat e tjera janë të shkruar, opozita është e konsoliduar më shumë dhe fronti i opozitës po bashkohet, ndërsa mazhoranca është vetëm me krimin”, – tha Kryemadhi.

E pyetur për aksioni opozitar, Kryemadhi tha se aksioni është më se i qartë, presim nëse Edi Rama është po ose jo për Vetingun.

“Ajo që mendoj se është e rëndësishme është se axhenda e opozitës është shumë aktive dhe do jetë e pa besueshme jo vetëm nga qeveria por dhe për ju”, – tha kryetarja e LSI-së.

Në fund, Kryemadhi tha se “opozita nuk i trembet vetingut, mazhoranca të thonë po ose jo për vetingun në politikë. Opozita është e qartë, do të ketë një axhendë surprizuese”. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.