Krimi dhe kanabisi, Rama: Po luftohen si asnjëherë më parë

52

TIRANË, 13 shtator /ATSH/ – Duke u ndalur te akuzat e opozitës në luftën kundër krimit të organizuar dhe fenomenit të kanabisit, Kryeministri Rama theksoi se ky fenomen po luftohet si asnjëherë më parë.

“Merrni shifrat, sepse flitet për krimin dhe bëhen deklarata dhe nuk kam parë as në ekranin tuaj dhe askund tjetër, që të jepen shifra. Dekriminalizimi është përshëndetur si proces dhe që PS është një grup kriminelësh, kjo është e pavërtetë. Njerëz me problematika brenda kemi të gjithë, në të gjitha shoqëritë. Unë them që Shqipëria nuk është atdheu i krimit dhe nuk është vendi që kriminelët bëjnë ligjin, por Shqipëria është vendi që droga dhe krimi po luftohen si asnjëherë tjetër. Nëse për drogën nuk flitet më tani, se s’kanë çfarë të thonë, iku. Do vijnë raportet e reja të Guardia di Financës që tregojnë që jemi pastër, është shfarosur”, – theksoi Rama, i ftuar në emisionin “Open” me Eni Vasilin. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.