Kazinotë larg qendrave të urbanizuara – Rama: Premtim i ligjëruar

289
TIRANË, 13 shtator /ATSH – Klotilda Saracini/ – Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se ne e mbajtëm premtimin, nga 1 janari 2019 të gjitha kazinotë do të largohen nga qendrat e banuara.
“Po ju them një shifër dhe prapë detyrë shtëpije merreni dhe verifikojeni dhe nesër thoni kush gënjeu: 40 kompani lojërash fati në kohën e opozitës, 37 milionë dollarë, në 20 kompani sot, 54 milionë dollarë në buxhetin e shtetit. Gati të dyfishuara të ardhurat në buxhetin e shtetit nga fakti që ne kemi qenë më striktë dhe një ligj që pret të hyjë në fuqi në 31 dhjetor më në fund, që u bë një ligj kompromisi, se nuk ishim vetëm në qeveri kur u bë ligji që lojërat elektronike do të largohen nga qytetet”, – tha Kryeministri në një intervistë televizive, gjatë emisionit “Open” të Eni Vasilit.
Sipas tij, ky është është një premtim i ligjëruar, në 31 dhjetor skadon afati, iu la afati për efekte sociale, jo ka të punësuar, jo se këtu, jo aty.
Kreu i qeverisë tha se po punojmë për të shtuar edhe një ligj tjetër për bastet e llotot, që janë bërë si kërpudhat, edhe këto do t’i reduktojmë. /a.g/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.