Incident në koncertin e Dua Lipës në Kinë

233

TIRANË, 13 shtator /ATSH/ Këngëtarja shqiptare Dua Lipa, përlotet gjatë koncertit në Kinë, për shkak të një incidenti.

Lipa këndonte në skenë, ku edhe fansat e saj po shijonin muzikën dhe kërcenin, por papritur disa efektivë policie janë futur mes turmës dhe kanë goditur disa prej fansave që po kërcenin.

Edhe pse u mundua të përmbahej, Dua nuk mundi t’i ndalë lotët. “Dua të krijoj një mjedis vërtet të sigurt për të gjithë që të argëtohemi. Dua që ne të gjithë të këndojmë, të kërcejmë e të kalojmë bukur”, iu drejtua fansave.

Sipas disa statuseve në rrjetet sociale fansat u përzunë nga koncerti prej policisë, sepse po valëzonin flamurin e homoseksualëve. /m.z/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.