Gjykata e Lartë shpall listën përfundimtare të kandidatëve për KLGJ-në

TIRANË, 13 shtator /ATSH/ Gjykata e Lartë ka shpallur listën përfundimtare të kandidatëve që kanë aplikuar për të qenë pjesë e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Nga Gjykata e Lartë, kandidati që ka aplikuar për KLGJ-në, është Medi Bici.

Nga Gjykatat e Apeleve, në Tiranë ka aplikuar Ilir Toska, Nertina Kosova nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, Luan Dervishi nga Gjykata e Apelit Shkodër, Brikena Ukperaj nga Gjykata e Apelit Vlorë.

Nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore janë kandidatë: Alma Brati, Astrit Faqolli, Brunilda Kadi, Manjola Xhaxho nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Marçela Shehu nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin.

Në bazë të parashikimeve ligjore, Këshilli i Lartë Gjyqësor është organ kolegjial i përbërë nga 11 (njëmbëdhjetë) anëtarë, të cilët shërbejnë në detyrë me kohë të plotë. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.