Gjirokastër/ Prefekti Aliaj: Asnjë qendër shëndetësore pa ujë dhe drita

47

TIRANË, 13 shtator/ATSH/ – Prefekti i qarkut të Gjirokastrës, Astrit Aliaj ka zhvilluar ditën e sotme një takim pune me drejtorin e Shëndetin Publik Shpëtim Novi, drejtorin e OSHEE Gjirokastër Robert Lili, drejtoreshën e D.R.F., Anxhela Hoxha, N/Kryetarin e bashkisë Gjirokastër, Vangjel Muço, administratori i Ujësjellës Kanalizimeve sh.a., Dhimo Kristidhi si dhe me drejtorët e qendrave shëndetësore të qarkut Gjirokastër.

Në këtë takim është diskutuar mbi ndihmesën për bashkëpunim që duhet të kenë drejtoria e OSHEE dhe drejtoritë e ujësjellës-kanalizimeve për furnizimin e qendrave shëndetësore me energji elektrike dhe ujë të pijshëm.

Gjithashtu në fjalën e tij drejtori i Shëndetit Publik kërkoi nga ana e përfaqësuesve të bashkive të qarkut bashkëpunim në lidhje me kontratat që duhen të lidhin qendrat shëndetësore me OSHEE dhe ujësjellës-kanalizimeve për arsye mungesë fondesh nga kjo drejtori.

Prefekti i qarkut Gjirokastër, Astrit Aliaj theksoi se nga ana e OSHEE dhe Ujësjellës Kanalizimeve nuk duhet të mungojë energjia elektrike dhe uji i pijshëm në asnjë qendër shëndetësore dhe nga ana e Drejtorisë se Shëndetit Publik të bëhen kontrolle për higjienën dhe profilaksinë në ambientet shkollore.

/m.z/e.caushi/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.