Gjermania mbështet hapjen e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në BE

TIRANË, 13 shtator /ATSH/ – Shqipëria ka treguar rezultate e progres të dukshëm dhe se Gjermania mbetet dhe është në mbështetje të hapjes të bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Zëvendësministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj në kuadrin e Forumit Strategjik të Bledit, zhvilloi takim me Thomas Ossowski, drejtor për politikat e BE-së dhe për zgjerimin e BE-së në Ministrinë e Jashtme të Gjermanisë.

Gjatë takimit u shkëmbye informacion për progresin e reformave në Shqipëri dhe për arritjet në zbatimin e planit kombëtar të integrimit europian.

Zyrtari gjerman ndër të tjera ka theksuar se hapja e bisedimeve të anëtarësimit në BE së pari merr në konsideratë meritën e secilit vend. Shqipëria, sipas tij, ka treguar rezultate e progres të dukshëm dhe se Gjermania mbetet dhe është në mbështetje të hapjes të bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.