FUTBOLL – Murinjo kërkon kampionin e botës tek “Junajtid”

105

TIRANË, 13 shtator/ATSH – A. Fortuzi/ – Lukas Hernandez vijon të jetë një objektiv konkret i “Mançester Junajtid”. Futbollisti francez që luan për “Atletiko Madrid” në Spanjë, duket se është shumë i pëlqyer nga trajneri i “Djajve të kuq”, Zhoze Murinjo.

Sipas medieve spanjolle, “Djajtë e Kuq” në verë ofruan 80 milionë euro për Hernandez, aq sa është edhe klauzola e tij, por oferta u refuzua nga vetë francezi, i cili nuk dëshironte të largohej. Sipas të njëjtave burime, anglezët po përgatisin një ofertë më të mirë për mbrojtësin, duke i ofruar atij një pagë shumë më të lartë, në mënyrë që ta bindin për t’u transferuar në “Old Trafford”.

Lucas François Bernard Hernández Pi, apo siç njihet shkurt, Lukas Hernandez, i lindur më 14 shkurt 1996 (22 vjeç), është me orgjinë franceze dhe është rritur në Spanjë te “Atletiko Madrid”, të drejtuar nga tekniku Diego Simeone. Hernandez është shpallur dhe kampion bote me përfaqësuesen e franceze në Rusi. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.