FUTBOLL – Dybala ngre zërin: Dua vendin tim te “Juventus”

77

TIRANË, 13 shtator/ATSH-A.Fortuzi/ – Mesfushori me tipare sulmuese, Paolo Dybala kërkon vendin e tij si titullar te “Juventus”-i. Fantazisti bardhezi i kombëtares argjentinase, nuk e ka pritur mirë vendimin e teknikut Massimiliano Allegri për ta lënë në stol dy ndeshjet e fundit dhe për këtë arsye mesfushori, po kërkon të rigjejë formacionin.

Pas dy miqësoresh me Argjentinën, në të cilat u aktivizua si zëvendësues, Paulo Dybala do të kthehet në Torino edhe më i motivuar.

“Unë e pranoj se nuk e kam filluar si sezonin e kaluar, apo në vitin 2016, – tha argjentinasi për mikrofonat e “La Gazzetta dello Sport”. – Një gjë është e sigurt: Dua të shkoj në Torino për të punuar me përkushtim dhe të kërkoj vendin tim te “Juventus”. Me siguri, do të jem gati për të dielën dhe ndeshjen e së mërkurës në Champions, kundër “Valencias”. Ky kompeticion më jep më shumë motivim”, – tha mesfushori me tipare sulmuese.

Këtë sezon te bardhezinjtë ka mbërritur Kristiano Ronaldo dhe Allegri ka vendosur portugezin titullar në të trija ndeshjet e para, duke i besuar në krah Mario Mandzukiç në dy sfidat e fundit dhe jo Dybalan, siç ndodhi javën e parë, ndaj “Chievos”. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.