FUTBOLL- De Vrij: “Interi” është super, Ronaldo nuk është më i forti

57

TIRANË, 13 shtator/ATSH – A.Fortuzi/ – Stefan de Vrij shprehet mjaft entuziast për aventurën e re te skuadra e “Interit”. Ish-mbrojtësi i “Lacios” thekson se klubi zikaltër është një ndër katër skuadrat më të mira të Seria A dhe pretendon për titullin. Sipas tij, Ronaldo nuk është lojtari më i mirë, por është Mbape.

“Sigurisht që nuk jam i kënaqur për rezultatet dhe është mëkat që kemi lënë 5 pikë në 3 ndeshjet e para, por jemi në rrugën e duhur. Në ndeshjen e fundit kam parë një “Inter” të mirë dhe duhet të vijojmë kështu. Ta mbyllim kampionatin mes 4 vendeve të para dhe të konfirmohemi në Ligën e Kampionëve. Nuk i lexoj shumë gazetat italiane dhe nuk i dëgjoj programet televizive. Kam mësuar që të mos kushtëzohem, por të përqendrohem vetëm në fushë. Nëse shohim organikat, “Juventusi” ka më shumë cilësi, por në futboll mund të ndodhë gjithçka dhe sezoni është i gjatë. Në fillim nuk besoja se do të vinte në Itali, por kur po e përsërisnin, atëherë… Për futbollin italian zbarkimi i tij ishte pozitiv, sepse është një shtysë për të gjithë lëvizjen futbollistike. E kam sfiduar me kombëtaren e Holandës, në miqësoren kundër Portugalisë para Botërorit 2014. Përfundoi 1-1, Kilian Mbape shënoi në fund me goditje të lirë”, – tregon De Vrij. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.