Federata Europiane e Bankave: Shqipëria, vendi i dytë në rajon për totalin e depozitave

138

TIRANË, 13 shtator /ATSH/ – Shqipëria renditet vendi i dytë në rajon për totalin e depozitave në sektorin bankar, me rreth 11.7 miliardë euro.

Federata Europiane e Bankave ka përfshirë për herë të parë këtë vit Shqipërinë në statistikat e saj, duke e renditur vendin tonë të dytin në rajon për nga totali i depozitave në sektorin bankar, ku sipas të dhënave 8.3 miliardë euro janë në bankat tregtare, ndërkohë që 85% janë depozita familjare.

Sipas Federatës Europiane të Bankave, Serbia kryeson me 16.7 miliardë euro depozita dhe të gjitha vendet e tjera të rajonit vijnë pas Shqipërisë.

Përsa i takon aseteve të sistemit bankar dhe totalit të kreditimit, Shqipëria renditet e treta në rajon, ndërkohë që Moldavia zë vendin e fundit. e.xh/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.