BERLIN – SPD kërkon dorëheqjen e shefit të sigurisë së brendshme

BERLIN, 13 shtator /ATSH-ANSA/ –  Socialdemokratët gjermanë i kërkuan kancelares, Angela Merkel dorëheqjen e shefit të sigurisë së brendshme, Hans-Georg Maassen, sipas shtypit vendas.

Shefi i shërbimit sekret ka patur mbështetjen e ministrit të Brendshëm, Horst Seehofer.

Maassen përfundoi në fokusin e kritikave për deklaratat mbi çështjen Chemntiz.

Me shkarkimin e tij mund të hapet një front i ri krize në qeverinë e Merkelit./  /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.