Bashkia Elbasan, kopshtet gati për të mirëpritur fëmijët

TIRANË, 13 shtator /ATSH – I. Vata/ – Bashkia Elbasan deklaroi sot se kopshtet e qytetit në të gjitha njësitë administrative janë gati për të pritur fëmijët.

Puna përgatitore për pastrimin ka nisur prej kohësh me lyerjen, investimet në infrastrukturë, rregullimin e këndeve të lojërave dhe tani janë gati për të pritur fëmijët e kopshtit dhe kryesisht ata që vijnë për herë të parë.

“Vogëlushë ne jemi gati. Kopshtet tona janë bërë shumë të bukura. A jeni edhe ju gati të nisim një tjetër vit plot aventura lojëra dhe dije pafund? Ju mirëpresim!” – shprehet bashkia Elbasan. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.