AXHENDA NDËRKOMBËTARE 13/7/2018

PEKIN – Vizitë në Pekin e ministrit francez të Punëve të Jashtme, Jean Yves Le Drian.

VLADIVOSTOK – Vazhdon forumi ekonomik i organizuar nga Rusia ku janë ftuar krerët e shteteve dhe qeverive të Koresë së Veriut, Koresë së Jugut, Kinës dhe Japonisë.

ÇITA – Rusia organizon manofrat ushtarake më të mëdha që prej Luftës së Ftohtë, me pjesëmarrjen e Kinës dhe Mongolisë.

FRANKFURT – Konferencë për shtyp e Bankës Qendrore Europiane mbi politikën monetare të eurozonës.

MOSKË – Takim mes ministrit rus të Energjisë, Aleksander Novak dhe atij amerikan, Rick Perry.

RIGA – Mbledhje informale e krerëve të shteteve të 13 vendeve të BE-së, me pjesëmarrjen e Gjermanisë, Italisë dhe Polonisë.

VJENË – Ministrat europianë të Punëve të Brendshme marrin pjesë në një konferencë mbi sigurinë dhe migracionin në kuadër të presidencës austriake të BE-së.

UILMINGTON – Shumë shtete të bregut lindor të SHBA-së janë në gjendje alarmi para mbërritjes së uraganit Florence.

EGJIPT – Zhvillohen manovrat ushtarake amerikano-egjiptase “Bright Star” me pjesëmarrjen e shumë vendeve të tjera si Franca, Britania e Madhe dhe Arabia Saudite. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.