Asnjë ndërhyrje politike për emërimin e shefave të komisariateve

TIRANË, 13 shtator/ATSH/ – Asnjë deputet nuk ka më të drejtë për të vendosur ose emëruar shefat e Policisë dhe kjo uniformë tashmë respektohet prej të gjithëve.

Kështu deklaroi Kryeministri Edi Rama në emisionin “Open”, duke u ndalur dhe te rasti i përjashtimit nga radhët e PS të deputetit të Kurbinit, Gjetani.

“Deputeti u përjashtua se bënte shantazh disa herë që ‘do iki’. Ikte nga votimi, bënte sikur kështu, sikur ashtu, kërcënonte që të ulte numrin në votim, sepse donte që të kishte ai të drejtë që të vendoste shefin e policisë.

Nuk ka, ka marrë fund ajo kohë, që kur ka qenë Saimir Tahiri, ministër i Brendshëm dhe në vazhdim me Fatmir Xhafën, nuk vendosin deputetët asgjë në Policinë e Shtetit, zero.

Dhe të mos harrojmë që kjo është Policia e Shtetit që për herë të parë i vuri ‘kufirin te thana’ deputetëve. Kjo është pra Policia”, – theksoi Rama. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.