Ambasadori Donald Lu, takim lamtumire me Kryemadhin

TIRANË, 13 shtator /ATSH/ – Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi priti sot në takimin e lamtumirës, Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu, i cili do të largohet nga Shqipëria për shkak të përfundimit të mandatit.

Takimi ishte mjaft miqësor dhe Kryemadhi e falënderoi Ambasadorin Lu dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë për konsolidimin e demokracisë në Shqipëri. /m.z//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.