Ambasada amerikane njofton procedurën për vizat K-1

TIRANË, 13 shtator /ATSH/ Ambasada amerikane në Tiranë njofton qytetarët shqiptarë që dëshirojnë të marrin vizë amerikane kur janë fejuar me shtetas amerikanë, të dorëzojnë peticionin për vizën K-1. Me anë të një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, Ambasada amerikane thotë se peticioni duhet dorëzuar sa më shpejt, pasi mund të kërkojë edhe disa muaj kohë për t’u shqyrtuar.

“Keni rënë në dashuri këtë verë dhe jeni fejuar? Nëse i fejuari juaj është qytetar amerikan, atëherë ai ose ajo duhet të dorëzojë peticionin për vizën K-1 pranë USCIS për ju. Duhen disa muaj për shqyrtimin e peticionit, ndaj aplikoni sa më shpejt!” – thotë Ambasada amerikane. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.