Urgjencat mjekësore në ndihmë të qytetarëve

31

TIRANË, 12 shtator /ATSH/ Rreth 48000 thirrje për ndihmë kanë mbërritur pranë Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore vetëm gjatë këtij sezoni veror, 8000 më shumë se vitin e shkuar, ku më shumë se 1000 raste kanë pasur nevojë për një trajtim me të specializuar, të cilët janë dërguar në spitalet rajonale, por edhe në Tiranë.

Një pjesë e rasteve janë ndjekur nga bluzat e bardha në 26 qendrat shëndetësore në bregdet dhe zonat malore.

Fluksi i urgjencave sipas Qendrës Kombëtare të Urgjencës është përballuar falë riorganizimit të autoambulancave në terren dhe ndërhyrjes me helikopterë.

Vetë njësia e Transportit Mjekësore ka në dispozicion tre helikopterë të cilët me radhë i nënshtrohen procesit të mirëmbajtjes, ndërsa helikopterët e tjerë, Qendrës Kombëtare të Urgjencës i vihen në dispozicion nga Ministria e Mbrojtjes në rast nevoje. /m.z/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.