Tiranë, APR masa për ngrohje në shkollat rurale

TIRANË,12 shtator /ATSH- I. Vata/ – Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, Bashkia Tiranë ka nisur punën për sigurimin e lëndës drusore djerse për shkollat rurale.

Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit shprehet se “me afrimin e dimrit nis puna për sigurimin e lëndës drusore djegëse për ngrohje për nevojat e shkollave rurale e ish-komunave malore, me aktet e reja nënligjore kompetencë e pushtetit vendor (DAPK në APR)”.

“Prodhimi i sasive të planifikuara mundësohet konform planit strikt të shfrytëzimit si edhe riciklimit të mbetjeve drusore nga cungje, trungje të rrëzuara në parqe e pyje, administruar në pikën e re ekskluzive të grumbullimit të Bashkisë Tiranë, së bashku me sasi të sekuestruara dhe shpërndahet nga logjistika e APR”, shtonë APR. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.