Thaçi nderon ambasadorin amerikan me medaljen e Pavarësisë

PRISHTINË, 12 shtator /ATSH/ – Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka ndarë medaljen e Pavarësisë për ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, i cili edhe për pak ditë e përfundon misionin e tij.

“Medaljen e dhjetëvjetorit të Pavarësisë sot e ndava për një mik të veçantë të Kosovës. Ambasadori amerikan, Greg Delawie, po e përfundon shërbimin e tij diplomatik në Kosovë. Pandalshëm, gjatë këtyre tre vjetëve, ai u preokupua dhe ndihmoi çdo proces nëpër të cilin kaloi vendi ynë. Faleminderit për shërbimin, për kritikat dhe për këshillat e vazhdueshme ambasador Delawie. Kosova e çmon shumë mbështetjen tuaj!” – thotë Thaçi.  /KosovaPress//e.malaj/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.