Shqipëri-Mali i Zi, bashkëpunim në operacione ndërkufitare ajrore dhe të emergjencave

106

TIRANË, 12 shtator /ATSH/ – Shqipëria dhe Mali i Zi do të bashkëpunojnë mes tyre në fushën e emergjencave dhe operacioneve ndërkufitare të patrullimit ajror.

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e fundit marrëveshjet, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi, për bashkëpunim dhe ndihmë të ndërsjellë në emergjenca dhe për operacionet ndërkufitare të patrullimit ajror, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtyre vendimeve.

Këto vendime hyjnë në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. /e.xh/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.