SHBA – Uashingtoni paralajmëron Iranin për rolin e tij në Irak

UASHINGTON, 12 shtator /ATSH-AFP/ – Shtëpia e Bardhë paralajmëroi sot se do ta konsideronte Iranin si përgjegjës për çdo veprim të dhunshëm që do të zhvillohej në Irak nga milicitë që ai mbështet dhe që kërcënojnë kryesisht individët apo interesat amerikane.

“Ditët e fundit, kemi vërejtur sulme të rrezikshme në Irak veçanërisht kundër konsullatës së SHBA-së në Basra dhe kundër kompleksit ku ndodhet ambasada amerikane në Bagdad”,  njoftoi ekzekutivi amerikan në një komunikatë.

“Irani nuk ka bërë asgjë për të ndaluar këto sulme të zhvilluara nga ata (…) që ky vend mbështet me fonde, trajnime dhe armë”, shton teksti.

Tre predha mortaje ranë të premten në zonën e gjelbërt me masa shumë të larta sigurie në Bagdad, ku ndodhen selitë e autoriteteve irakiane dhe të ambasadës amerikane.

Nga ky sulm nuk pati viktima apo dëme materiale./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.