Rihanna, së shpejti me hite të reja

117

TIRANË, 12 shtator /ATSH/ Këngëtarja 30-vjeçare nuk ka hedhur në treg asnjë hit të ri që nga “ANTI” i vitit 2016, por ajo i ka siguruar fansat se po punon për materiale të reja.

Ajo ka sqaruar se gjatë kësaj kohe ka qenë e zënë duke u fokusuar në linjën e saj dhe filmin, ndërkohë që premton se do të hedhë me treg, disa këngë të reja në të ardhmen e afërt.

Duke iu përgjigjur një ndjekësi në “Instagram”, i cili pyeti se ku ishte muzika e saj e re, këngëtarja e “Diamonds” iu përgjigj: “Jam duke bërë muzikë, njëkohësisht duke bërë kozmetikë, film. Kur muzika është e gatshme, ju nuk do të duhet ta kërkoni. Por po vjen së shpejti”, ka deklaruar ajo. /m.z/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.