Rehabilitimi i urës së Peqinit, kryhet 60% e volumit të punimeve

TIRANË, 12 shtator/ATSH/ Punimet për rehabilitimin e urës së Peqinit po ecin me ritme të kënaqshme dhe deri tani janë kryer rreth 60% e volumit të punimeve.

Prefekti i Elbasanit, Maksim Malaj u shpreh se “në urën e Peqinit po punohet me 45 punëtorë dhe 8 mjete”.

Projekti për rehabilitimin e këmbës së urës së Peqinit po zbatohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, në kuadër të emergjencave me fondet e Bankës Botërore.

Investimi prej rreth 250 mijë eurosh, parashikon ndërtimin e 4000 m/3 mur gabioni, përveç mbushjeve 4200 m/3, sistemimin e shtratit të rrjedhjes dhe betonimit, etj.

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.