Qeveria fond shtesë 50 milionë lekë, për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri

123

TIRANË, 12 shtator /ATSH/ – Qeveria miratoi në mbledhjen e fundit një fond shtesë në vlerën 50 milionë lekë për investime në sektorin e Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin për blerje automjetesh zjarrfikëse për bashkitë.

Sipas relacionit që shoqëron këtë vendim, fondet e mbetura pas përfundimit të procedurave të prokurimit rishpërndahen për bashkitë e tjera. Me vendim të Këshillit të Ministrave, ngarkohet Ministria e Brendshme, e Financave dhe Ekonomisë dhe bashkitë përkatëse për zbatimin e këtij vendimi. /e.xh/r.e/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.