Miratohet projektligji “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”

TIRANË, 12 shtator /ATSH/ – Komisioni për Integrimin Europian miratoi sot Raportin e Komisionit për Integrimin Europian për projektligjin “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”.

Mbledhja e sotme u drejtua nga zëvendëskryetari i këtij komisioni, Bledar Çuçi, ndërsa deputetët e opozitës nuk ishin të pranishëm.

Çuçi u shpreh se, ky Raport është diskutuar edhe në një mbledhje të kaluar në këtë komision, por për shkak të dy pikave për të cilat nuk u ra dakord me qeverinë dhe përfaqësuesit e opozitës, u shty për një datë tjetër, e cila është e sotmja, pas dy pikave të përmbajtjes që janë tashmë të ezauruara.

Pas diskutimeve, komisioni miratoi Raportin për projektligjin “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.