Libra falas për 1638 nxënës të Gjirokastrës, Përmetit dhe Nepravishtës

100

Libra falas për 1638 nxënës të Gjirokastrës, Përmetit dhe Nepravishtës

Procesi i shpërndarjes së librave falas po vijon në të gjithë vendin, ku 1638 nxënës të ciklit të ulët të shkollave të Gjirokastrës, Përmetit dhe Nepravishtës, do të pajisen me librat e tyre.Një javë para fillimit të vitit të ri shkollor, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, është ndalur në shkollat e ciklit të ulët në Përmet, Gjirokastër dhe Nepravishtë, për t’u shpërndarë librat shkollorë falas nxënësve nga klasa e parë deri në klasë të katërt.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E mërkurë, 12 Shtator 2018

TIRANË, 12 shtator/ATSH/ – Procesi i shpërndarjes së librave falas po vijon në të gjithë vendin, ku 1638 nxënës të ciklit të ulët të shkollave të Gjirokastrës, Përmetit dhe Nepravishtës, do të pajisen me librat e tyre.

Një javë para fillimit të vitit të ri shkollor, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, është ndalur në shkollat e ciklit të ulët në Përmet, Gjirokastër dhe Nepravishtë, për t’u shpërndarë librat shkollorë falas nxënësve nga klasa e parë deri në klasë të katërt.

Ministrja e Kulturës e cila njëkohësisht është edhe deputete e qarkut të Gjirokastrës, është pritur me entuziazëm nga ana e fëmijëve, të cilët ishin duke pritur për të marrë librat e tyre, plot figura dhe animacione të ndryshme.

Libra falas do të përfitojnë 195 fëmijë të ciklit të ulët të arsimit të detyruar që nga klasa I deri në IV, ndërsa vitin a ardhshëm pritet që në këtë skemë të përfshihen edhe fëmijët e klasave të V. Dhënia e librave falas është bërë me fonde të qeverisë shqiptare./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.