KOREJA E JUGUT – Seuli i propozon Phenianit organizimin e përbashkët të LO 2032

97

SEUL, 12 shtator /ATSH-AFP/ – Koreja e Jugut do t’i propozojë Koresë së Veriut organizimin e përbashkët të Lojërave Olimpike verore të vitit 2032 gjatë samitit të tretë ndërkorean të parashikuar javën e ardhshme në Phenian, njoftoi të mërkurën ministri koreanojugor i Sporteve, i cituar nga agjencia Yonhap.

“Do Jong Hwan do të shoqërojë duke filluar nga sot, presidentin koreanojugor Moon Jae In në kryeqytetin koreanoverior dhe me këtë rast do të bëjë këtë ofertë”, shtoi agjencia.

“Dua t’i bëj këtë propozim Veriut për paqen në gadishull. Seuli dhe Pheniani të mikpresin së bashku këto lojëra”, tha ai.

Dy Koretë kishin diskutuar për mundësinë e organizimit së bashku të Lojërave Olimpike veorore të Seulit të vitit 1988, por negociatat kishin dështuar për shkak të mosmarrëveshjeve mbi organizimin./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.