Inspektime në të gjithë vendin për subjektet që shesin pranë shkollave

TIRANË,12 shtator /ATSH- I. Vata/ – Drejtoresha e Arsimit Parauniversitar, Zamira Gjini deklaroi sot se “kanë nisur inspektimet në të gjitha qytetet e Shqipërisë pasi jemi në ditët para fillimit të vitit arsimor dhe të gjitha Drejtoritë Arsimore janë angazhuar që shkollat të jenë gati në ditën e parë të shkollës”.

“Po marrim informacion në të gjitha qarqet e vendit për regjistrimin e nxënësve dhe ndarjen e teksteve shkollore. Po ashtu janë marrë mas dhe për subjektet që shesin produkte pranë shkollave për të mos shitur produkte që rrezikojnë shëndetin e fëmijëve”, tha Gjini.

Më tej, Gjini shpjegon se “inspektime do të ketë vazhdimisht për bizneset afër shkollave. Në fund do të kemi një analizë të detajuar dhe do të ketë masa administrative të gjithë ata që shkelin ligjin. Kemi bashkëpunim me të gjithë institucionet dhe pushtetin vendor për të garantuar sigurinë ushqimore te nxënësve”. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.