HUNGARI – Budapesti: Vota e eurodeputetëve është një hakmarrje e atyre pro imigracionit

BUDAPEST, 12 shtator /ATSH-AFP/ – Vota e Parlamentit Europian që ngriti problemin e kërcënimit të vazhduar kundër vlerave të BE-së në Hungari dhe aktivizoi një procedurë të jashtëzakonshme kundër Budapestit, është vetëm një hakmarrje e politikanëve proimigracionit, reagoi ministri hungarez i Punëve të Jashtme, Peter Szijjarto.

“Vendimi i sotëm nuk është asgjë më pak se sa një hakmarrje e vogël kundër Hungarisë nga politikanët që janë pro imigracionit”, deklaroi në Budapest, shefi hungarez i diplomacisë në përfundim të një mbledhje qeveritare.

Rezoluta e votuar sot nga Parlamenti Europian kërkon që të konstatohet nëse ekziston “rreziku për një shkelje të rëndë” të vlerave të Bashkimit Europian në Hungari ku kryeministri Viktor Orban, në pushtet që prej vitit 2010, akuzohet për shkelje të lirive dhe të ekuilibrit të pushteteve. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.