Higjiena në shkolla, këshilla për nxënësit

299

TIRANE, 12 shtator /ATSH/ – Një nga mënyrat që njerëzit sëmuren është nëpërmjet mikrobeve. Mikrobet janë gjallesa shumë të vogla për t’u parë me sy, të cilat mund të shkaktojnë sëmundje. Ato grupohen në disa grupe, duke përfshirë bakteriet dhe viruset. Disa nga këto bakterie dhe viruse mund të na sëmurin shumë rëndë. Ato mund të transmetohen nga një nxënës tek tjetri nëpërmjet prekjes së gjërave të ndotura me mikrobe.

Një nga masat më të rëndësishme për higjienë të mirë në shkolla është larja e duarve. Duart duhen larë para dhe pas përgatitjes dhe konsumimit të ushqimit në shtëpi ose shkollë, para dhe pas përdorimit të tualetit në shkollë, pas kollitjes apo teshtitjes në mjediset e klasave, pas trajtimit/hedhjes së plehrave.

Hapi 1: Lagni duart me ujë dhe shkumojini me sapun.
Hapi 2: Fërkoni të dy duart për të paktën 20 sekonda. Pastroni kurrizin e duarve, kyçet, hapësirat mes gishtave dhe nën thonj.
Hapi 3: Shpëlani duart.
Hapi 4: Lërini duart të thahen duke i tundur në ajër, ose thajini me letër higjienike.
Nëse nuk e dini që peshqiri është i pastër, është më mirë t’i thani duart në ajër. /e.malaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.