GREQI – Edhe fëmijët e refugjatëve fillojnë vitin e ri shkollor

ATHINË, 12 shtator /ATSH-ANA/ – Fëmijët e refugjatëve u bashkuan me fëmijët grekë në ceremoninë e hapjes së shkollave anembanë Greqisë, sipas shtypit vendas.

Është viti i tretë që fëmijët e refugjatëve janë regjistruar në shkolla.

Vitin e kaluar akademik, mbi 800 fëmijë refugjatësh janë regjistruar në shkollat e të gjitha niveleve.

Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë greke të Arsimit, Jorgos Angelopulos bëri një vizitë në objektet e strehimit të refugjatëve në lagjen ”Eleonas”, në Athinën perëndimore, dhe vëzhgoi mbërritjen e autobusëve për transportin e tyre në shkolla.

Angelopulos gjithashtu vuri në dukje se deri në fund të vitit, të gjithë fëmijët e refugjatëve në Athinë do të ndjekin shkollat në qendrat e pritjes me shpresnë që sa më shumë prej tyre të marrin pjesë në sistemin shkollor publik grek./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.