FUTBOLL – Trajneri i kampionëve të botës, Deschamps përuron stadiumin e Cap Ail me emrin e tij

98

PARIS, 12 shtator /ATSH-AFP/ – Trajneri i kampionëve të botës, Didier Deschamps përuroi sot pasdite stadiumin e futbollit që mban tashmë emrin e tij në qytetin e Cap Ail (Alpes-Maritimes), me praninë edhe të princit Alberti i II i Monakos.

Dy muaj pas fitores në finalen e Botërorit përballë Kroacisë (4-2) në Rusi, trajneri i ekipit të Francës përuroi në këtë mënyrë stadiumin e dytë që mban emrin e tij, pas atij në Bayonne, qytetit të tij të lindjes.

Qytetar i Cap-Ail, qyteti ku ai banon që nga viti 2001, stadiumi i qytetit ”Didier Deschamps” është shumë afër me Stadiumin ”Louis-II” i Monakos, nga ky i fundit e ndan vetëm një rrugë.

Me pjesëmarrjen e Princit Alberti i II dhe kryebashkiakut të Cap-Ail, Xavier Beck, “DD” ka zbuluar pllakatën që mban emrin e tij përpara 500 personave, përfshirë 100 fëmijë të klubit të Cap-Ail, dhe një mori personalitesh.

Deschamps, i shoqëruar nga bashkëshortja Claude, iu bë surprizë dorëzimi i trofeut të Kupës së Botës, por këtë herë nga djali i tij Dylan./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.