Foto/ Lezhë, përmirësohet infrastruktura rrugore për 650 banorë në Blinisht

TIRANË, 12 shtator/ATSH/ Rikonstruksioni i segmentit rrugor Blinisht-Baqel në Lezhë ka siguruar një infrastrukturë më të mirë rrugore për 650 banorë të kësaj zone.

Gjatë këtyre 3 viteve, bashkia e Lezhës ka investuar për sistemimin e infrastrukturës rrugore në disa fshatra.

Me një fond prej 32.6 milionë lekë nga të ardhurat vendore, bashkia ka përfunduar rikonstruksionin e segmentit rrugor Blinisht-Baqel.

Ky investim ka ndikuar drejtpërdrejt duke përmirësuar jetesën e 140 familjeve të fshatit Baqel, në Njësinë Administrative Blinisht.

Sistemimi i infrastrukturës dhe përmirësimi i jetës edhe në zonat rurale mbetet prioritet i investimeve vendore në Lezhë.

/m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.