BERLIN – Schulz: AfD po përdor metodat fashiste të së kaluarës

BERLIN, 12 shtator /ATSH-ANSA/ – Socialdemokrati gjerman Martin Schulz ka sulmuar udhëheqësin e Afd-së, Aleksandër Gauland duke e akuzuar për përdorim të metodave fashiste dhe që bën pjesë te plehrat organike të historisë gjermane.

Në një përgjigje në Bundestag, ku po diskutohej çështja e Chemnitz, Schulz ka pohuar se Gauland i redukton tematikat komplekse vetëm te migrantët.

‘’Kjo ka ndodhur dikur në këtë vend. Është një mjet i fashizmit‘’, theksoi ish-lideri i SPD-së, përmes duartrokitjeve të shumta.

“Nuk ulem në këtë nivel, pozicionet e mia nuk kanë lidhje me fashizmin ‘’, replikoi Gauland./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.