Artistë, sportistë e gazetarë dhurojnë gjak

TIRANË, 12 shtator /ATSH/ Artistë, sportistë e gazetarë i janë bashkuar nismës së Aleancës për Dhurimin e Gjakut, duke kryer gjestin human. Ata kanë marrë falënderime nga presidenti Ilir Meta.

“Sot kam një falëndërim të veçantë për këtë grup të mrekullueshëm artistësh, sportistë e gazetarë të mirënjohur, që iu bashkuan me vullnetarizëm kauzës jashtëzakonisht humane të dhurimit të gjakut”, thotë Meta.

Sipas tij, me aktin e tyre, për t’iu bashkuar “Aleancës së Dhurimit të Gjakut”, ata treguan edhe sot se përfaqësojnë denjësisht vlerat tona më të mira kombëtare, humanizmin dhe solidaritetin.

Meta apeloi edhe njëherë tjetër, të rinjtë e të rejat, të bëhen dhurues të rregullt të gjakut, përmes një procesi tërësisht të sigurtë, që iu shërben jo vetëm shëndetit të tyre por edhe ndihmon për të shpëtuar jetën e njerëzve që kanë aq shumë nevojë për të. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.